INFORMATA SHQIP

EKSPOZITA BARBARA E DESTAN GASHI NË ZYM TË HASIT

Etnofest Kukaj 2017

Te nderuar miq,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të na nderoni me praninë tuaj

të ejntën 12 tetor në orën 11:00 në "Takimet e Gjeçovit" në Zym të Hasit

ku do të bëhet hapja e ekspozitës së përbashkët Barbara e Destan Gashi

me titull: "Gratë e Hasit në pikturë dhe të gdhendura në gur".

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 12 tetor deri më 14 tetor 2017, ja programi:

 ZYM 2017  ZYM 2017

Etnofest Kukaj 2017

EKSPOZITA E SKULPTORIT DESTAN GASHI NË ETNOFEST NË KUKAJ

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të na nderoni me praninë tuaj me datën 11 gusht në orën 17:00 në Etnofest në Kukaj, ku do të bëhet hapja e ekspozitës së skulptorit Destan Gashi, me titull: "Gratë e Hasit të gdhendura në gur".

Ekspozita do të jetë e hapur fundjavave, nga data 11 gusht deri më 3 shtator 2017.

Etnofest:11 gusht - 03 shtator 2017, Java I: 11-13 gusht, Java II: 18-20 gusht, Java III: 25-27 gusht, Java IV: 01-03 shtator!

Sivjet tema e EtnoFestit është rrethi Hasi. Hasi njihet si regjioni që më së miri ka ruajtur vlerat etnologjike duke filluar nga kostumet tejet të pasura dhe unikale në gjithë rajonin, traditat, ritet arkaike dhe ato pagane, kulinarinë dhe vlerat tjera të trashëgimisë që do të prezentohen në edicionin e shtatë të Etno Fest.


Destan Gashi me Gratë e Hasit në Etnofshatin Kukaj 2017

Festivali EtnoFest, sivjet mbahet nga data 11 gusht deri më 3 shtator në fshatin Kukaj, vetëm vikendeve

shkruan KultPlus me daten 27.7.2017

Skulptori shqiptar Destan Gashi, sivjet do ti prezantoj skulpturat e tij të veçanta ë edicionin e shtatë të Festivalit EtnoFest, shkruan KultPlus.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, nga faqja zyrtare e EtnoFest 2017-të, ku mes tjerash falënderohet artisti për pjesëmarrje në festival.

"Faleminderit maestro Destan Gashi, që zgjodhët EtnoFest, për të prezantuar artin e gdhendur në gurë", shkruajnë nga EtnoFest.

Festivali EtnoFest, sivjet mbahet nga data 11gusht deri më 3 shtator në fshatin Kukaj, vetëm vikendeve.

Ja programi i EtnoFestit etnofest.net dhe disa pamje

Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, 2017
Destan Gashi ne intervist me Arjeta Seferaj, RTK1 2017

NJË KRONIKË PËR SKULPTORIN DESTAN GASHI

në emisionin ART TEMA, RTK 1, me 21.07.2017, nga Arieta Seferaj

Arieta Seferaj ka pergaditur një kronikë e cila ishte në emisionin ArtTema të prempten me datën 21.07.2017 në RTK1.

Shumë faleminderit Arieta Seferaj për ketë kronik të mrekullueshëm.

Kronika për skulptorin Destan Gashi mundeni të shikoni edhe në facebook të Destan Gashi


Skulptori i mirënjohur Destan Gashi: Për të qenë i suksesshëm kërkohet durim e vendosje


Ja një intervistë në portalin elektronike KOSOVA INFO, postuar me 18 Maj 2017

Intervistoi: Lumturije BEKAJ

në foto majtas: skulptori Destan Gashi, piktorja Barbara Gashi, gazetarja Lumturie Bekaj

Gjatë tridhjetë e gjashtë vjetëve si skulptor i vyeshëm dhe i mirënjohur në Evropë, në Amerikë dhe në botë, skulptori tashmë më renome botërore Destan Gashi, ka realizuari 51 ekspozita, dhe dashamirësve të skulpturës ju ka prezantuar hiq më pak se 376 skulptura nga mermere të ndryshme.

Në një intervistë ekskluzive për Kosova Info, skulptori Destan Gashi, tregon se si ëndrrën e tij prej artisti e bëri realitet.

"Gjatë dymbëdhjetë vjetëve sa jetuan, punuan – studiuan në Bruksel të Belgjikës, vetëm me punë dhe me sakrifica të mëdha arritëm të bëjmë realitet ëndrrën tonë të jetës bashkë, ku i përfunduan me sukses studimet e skulpturës dhe të pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel”, ka thënë mes tjerash në intervistë skulptori Gashi.

Lexoni edhe më shumë në gazeten elektronike www.kosova.info


Ekspozita Barbara e Destan Gashi 2017

EKSPOZITA NË VJENË më titullin TAKIME SHQIPTARE

me skulptura mermeri nga Skulptori Kosovar DESTAN GASHI dhe me pikturė nga BARBARA GASHI

në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, 21 prill - 10 maj 2017

Adresa: Goldeggasse 2/15,1040 Vjenë, Tel: +43 1 503 11 77

Zgjatja e ekspozitës: prej të enjtes më datë 20 prill deri të mërkurën më 10 maj 2017

Orari: të hënën deri të premten prej 10.00-12.00 dhe prej 14.00 -16.00, të shtunave, prej orës 14.00 – 16.00

Destan Gashi do të jetë vetë i pranishëm pasditeve.

Ja disa foto nga hapjës së ekspozitës.

Lexoni terë intervistën në gazeten elektronike www.revistaporta.com

Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Botschafter Sami Ukelli, Barbara Gashi, Destan Gashi Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Destan Gashi, Kunstraum Wohlleb 2016 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Ausstellung Barbara und Destan Gashi, 2017 Linda Fetiu e Zana Rugova, Ausstellung in der Kosovarischen Botschaft Barbara Gashi e Flaka Goranci, Ausstellung Albanische Begegnungen

BOTA SOT, Prishtinë, 27 shator 2016

Ja nje artikull që ishte botuar me 27.shtator 2016 në gazetën BOTA SOT i përpiluar nga gazetarja AJETE ZOGAJ për ekspozitën në galeri Wohlleb në Vjenë të Austrisë. Ekspozita është e hapur deri me 5 tetor 2016.

Adresa: galeri Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri.Galeria është e hapur ditet e javës prej orës 9.00 - 18.00, e shtunë 9.00-13.00

Destan Gashi është prezent ditet e javës prej orës 16.00-18.00, e shtunë prej 11.00 - 13.00

Vajza mbi urë nuk brengoset për askënd!

Ajete Zogaj, Prishtinë, 27 shator 2016

Skulptori i njohur Destan Gashi, vazhdon të fascinoj artdashësit vjenezë me ekspozita të njëpasnjëshme.Me datën 23 shtator në Galerinë Wohlleb, në lagjen e tretë të Vjenës ka hapur ekspozitën e radhës me dhjetë skulptura të ndryshme.

Siç bënë të ditur Barbara Gashi, piktore akademike, në hapje të ekspozitës ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Sami Ukelli si dhe Këshilltari i komunës se Vjenës Ernst Woller, i cili me këtë rast ka përgëzuar skulptorin Gashi për punën dhe sukseset e tij dhe ka shprehur përshtypjet e tij për ekspozitën para shumë dashamirëve të artit të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite.

Në ekspozitë, janë ekspozuar 10 skulptura në mermerë të ndryshme.

Tri prej skulpturave, janë pak sa më të veçanta, sepse janë punuar me një mermer të veçantë.

“Skulptori Destan Gashi, në një gurore në Kosovė, afër Therandës, në momentin kur i ka parë për herë të parë këta gurë me ato ngjyra të bukura rozë, me ngjyra të kuqe të mbyllëta dhe me disa vija të bardha, ishte fascinuar dhe kishte vendosur se duhet patjetër t’i gdhend e të krijoj me to skulptura të bukura. Ai shkoi dhe personalisht i përzgjodhi drejt për drejt në gurore disa copa dhe i solli nga Kosova në atelienë e tij në Austri, ku edhe i punoi me emocione të thella“ – tregon Barbara.


Ajo më tej shpjegon se, këta gurë me ngjyra dhe me strukturë shumë interesante, ishin shumë, shumë të fortë, por mbasi qe vinin nga Kosova, maestros i dukeshin shumë të butë, prandaj me ta realizoi disa skulptura të jashtëzakonshme.

Me këta gurë Kosove, (nga Theranda) në ekspozitë është ekspozuar “Vajza mbi urë“ me dy harqe.

Një urë tipike shqiptare, ne stilin e vjetër, si për shembull ura e vjetër e Gjakovës.

“Për ketë skulpturë mbi urë kam pasur pyetje nga vizitorët dhe kam thëne:“ Kjo vajzë bllokon urën, dhe nuk i lënë njerëzit të kalojnë….. Kjo vajzë nuk brengoset për askënd, as për policinë, as për njerëzit, as për shiun, as për borën e as për vërshimet “- është shprehur maestro Gashi për vizitorët.

Ekspozita është e hapur deri me 5 tetor 2016.

Adresa: galeri Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri.

Galeria është e hapur ditet e javës prej orës 9.00 - 18.00, e shtunë 9.00-13.00




DESTAN GASHI - SKULPTOR I VITIT

Në dhjetor 2015 Destan Gashi është nominuar nga Akademia Alternative Pegasiane për çmimin Skulptor i vitit në Kosovë.

Ceremonia me një solemnitetit të rrallë u mbajt në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Destan Gashi ka marr titullin e lartë Pegasian "SKULPTOR I VITIT "me motivacionin:

Krijues i skulpturës moderne, sfidues i temave dhe kompozicioneve të rralla.

Arti i tij çmohet për gjallëri, bukuri dhe rrezatim, duke thyer barrierat e censurës dhe monotones.

Artist i nivelit ndërkombëtar i cili me veprat e tij ka pasuruar shumë nga ambientet publike mbarë Europës.

Në foto: Kryetarja e Lidhjës se shkrimtareve, poeteve dhe artisteve PEGASI Kosova, Migena Arllati, duke ia dorëzuar mirënjohjen Destan Gashit si SKULPTOR I VITIT.


Koha ditore

BOTA SOT, Prishtinë, 5 maj 2016

artikulli ështe i përpiluar nga AJETE ZOGAJ

Maestro Destan Gashi "SKULPTOR I VITIT"

Gazeta austriake "NÖN" i ka kushtuar javën e kaluar një hapësirë të konsiderueshme skulptorit shqiptar Destan Gashi.

Otto Havelka nga gazeta "NÖN" ndër të tjera në artikullin me titull:

"Kur gurë të fisëm lindin gra të fisme", thotë se, skulptori nga Himbergu Destan Gashi u kurorëzua në vendlindjen e tij në Kosovë si "Skulptor i vitit“

Puna e përkushtuar prej mjeshtri të skultpturës, si dhe prezantimi dinjitoz me vlera të mirëfillta arti, po i sigurojnë maestros Destan Gashi suksese të njëpasnjëshme.

Nuk ka ditë që në mediet e shkruara dhe elektronike gjithandej, të mos ketë ndonjë artikull apo emision ku pasqyrohet puna e tij.


DISA VIZATIME NGA VITIT 1992

Gjergj Kastrioti Skanderbeg, 1405 - 1468

Naim Frashäri, 1846-1900

Sylejman Vokshi, 1815 -1890

Gjergj Kastrioti Skenderbeg Naim Frasheri Sylejman Vokshi
thëngjill në hamer, 90x70 cm thëngjill në hamer, 50x36 cm thëngjill në hamer, 60x44 cm

Shota Galica, 1895 - 1927

Azem Galica,1889 - 1924

Ibrahim Rugova,1944-2006

Shota Galica Azem Galica Ibrahim Rugova
thëngjill në hamer, 70x50 cm thëngjill në hamer, 70x50 cm thëngjill në hamer, 90x60 cm

NOEN Schwechat

NÖN, Schwechat, 20.10.2015 -KULTUR

Familja dëshironte të bëhej bujk, ai u bë skulptor i suksesshëm

Gazeta austriake " NÖN "i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme skulptorit shqiptar Destan Gashi dhe bashkëshortes së tij, Barbares, me ç’rast ata gjatë vikendit të kaluar kishin hapur atelier, ku nëpërmes saj kanë treguar edhe punën e tyre.

Në këtë artikull gazeta përshkruan një historiat për çiftin Gashi. Barbara dhe Destan Gashi janë piktorë dhe skulptorë, të cilët kanë atelien e tyre në Himberg të Vjenës.

Destan Gashi është shqiptar i Kosovės..... Në shkollën fillore, një mësues i tij kishte vërejtur talentin që kishte për art dhe e kishte sugjeruar për të ndjekur shkollën e këtij drejtimi në Kosovë. Më vonë ai shkoi për të studiuar artin në Bruksel..... Gazeta shkruan se familja e tij merrej më bujqësi dhe ata nuk ishin shumë entuziast për degën që kishte zgjedhur Destani. Më shumë preferonin që ai të bëhej bujk.

Në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel ai ka studiuar për pikturë. Kur e futi diplomën e tij në xhep, Gashi kthehet të japë mësim si mësues i artit në shkollën ku e kishte përfunduar personalisht si fëmijë.

Më 1981 u njoh me bashkëshorten e tij, Barbarën. Së bashku më Barbaren, Gashi vendosi që përsëri të shkojë në Bruksel, tani për të studiuar për skulpturë............

..... Që nga viti 2014 Destani është duke punuar në një cikël kostumesh shqiptare prej gurit......

Më teper në www.albinfo.ch


Bota Sot

" HYJNESHA NË FRON "

në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë

"Vjenë, 21 gusht 2015 – Skulptori i njohur kosovar, Destan Gashi, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në kryeqytetin austriak, do ta lë për një kohë të gjatë skulpturën e tij "Hyjnesha në fron" në zyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli.

Ambasadori Ukelli u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht shumë i nderuar, që një nga simbolet më të vjetra të Kosovës do të vendoset për një kohë në zyrën e tij."

"Përmes ekspozimit të veprave të tilla të skulptorëve tanë, ne arrijmë më së miri të proklamojnë historinë, kulturën dhe traditën antike të Kosovës " u shpreh Ukelli.

marr nga teksti e webfaqës e ambasadës e Kosovës www.ambasada-ks.net


EKSPOZITA E BARBARA GASHIT E SKENDER STRICËS NË SOOSS TË BADENIT

Ekspozita e verës, Destan Gashi 2015

Të premten, më datë 4 shtator 2015, u përurua në Sooss afër Badenit (Austri) ekspozita e Barbara Gashit dhe Skënder Stricës.

Ekspozita u hap nga Roland Bimo, ambasador i Republikës së Shqipėrisë në Austri dhe artistja Dorothea Soevegjarto.

Ambasadori Bimo shprehu gëzimin e tij për këtë ekspozitë të suksesshme, ku krahas pamjeve verore me ngjyra të fuqishme të vjenezes Barbara Gashi mund të shihen edhe pejsazhet shqiptare të piktorit Skënder Strica nga Shkodra. Në fjalën e tij Roland Bimo vuri në dukje aftësinë e artit për të lidhur popujt, pasi arti kuptohet prej të gjithëve, pavarësisht nga gjuha amtare e secilit. Ai lavdëroi Barbara Gashin, e cila pati idenë dhe iniciativën për ta organizuar këtë ekspozitë shqiptare-austriake.

Për artisten Dorothea Soevegjarto jo vetëm tabllotë janë shumë të këndshme, por edhe fakti që këtë herë Barbara Gashi, gruaja e skulptorit Destan Gashi, përfaqësohet në Heurigengalerie me pikturat e saj. Ajo foli midis të tjerash për jetën e ēiftit artist Barbara dhe Destan Gashi, të cilët kanë studiuar së bashku në vitet 80 në Bruksel në Akademinë e Arteve.

Skulpturat e kosovarit Destan Gashi dhe sidomos figura dy metër e lartë prej mermeri Balance në mes të galerisë, u janë të njohura prej vitesh shëtitorëve dhe dashamirartëve në Sooss.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator në Heurigen Galerie C&M Plos, Hauptstrasse 161, 2504 Sooss bei Baden, AUSTRI dhe është e hapur çdo ditë nga ora 12.00.

Shikoni edhe fotolajmin në portalin elektronike albinfo.ch dhe në gazeten elektronike revistaporta.com

dhe në webfaqen e ambasadës e Shqipërisë www.ambasadat.gov.al


BOTA SOT, Prishtinë 10 shtator 2015 - Kultura

Artikull BOTA SOT - Ekspozita Destan Gashi - Sooss 2015

artikulli ështe i përpiluar nga Ajete ZOGAJ

Fund vere - Fillim vjeshte në ekspozitė artistësh

Artistët Barbara Gashi dhe Skender Strica sjellin vjerën e vjeshtën me veprat e tyre prej arti. Është ekspozita e këtyre dy artistëve e hapur në Sooss afër Badenit (nga data 4 stator deri më 20 shator) të këtij viti e cila mahniti artdashës të shumtë

Ekspozita është realizuar me ide dhe koncept të Barbara Gashit, piktore akademike.

Artdashësit vjenezë tani e një kohë të gjatë shijojnë vepra arti të artistëve të mirënjohur Barbara e Destan Gashi. Puna e tyre artistike, prezantimi i suksesshëm jo vetëm në Vjenë, por edhe në vende të ndryshme të botës, na bënë të ndihemi krenar me punën e tyre

Maestro Destan Gashi dhe bashkëshortja e tij piktorja akademike Barbara Gashi me artin e latuar në gurë (Destani) dhe me harmoninë e ngjyrave në pikturë (Barbara) sforcojnë edhe njëherë bindjen se kombi ynë i ka dhuruar Evropës dhe botës artistë të mëdhenj.

Kësaj radhe, piktorja akademike, Barbara Gashi për artdashësit vjenezë, shpalos veprat artistike në pikturë me një artist shkodran, Skënder Strica...


Ekspozita e verës, Destan Gashi 2015

EKSPOZITA E DESTAN GASHIT NË VJENË

Galeri Wohlleb - 11 qershor deri 31 gusht2015

Nga data 11 qershor deri më 31 gusht 2015, Destan Gashi ekspozon 9 vepra nga mermeri në galerinë Wohlleb, në qendër të Vjenës.

Lexoni edhe më shumë në portalin elektronike albinfo.ch dhe në gazeten elektronike revistaporta.com

adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Tel 713 65 36

Orari: e hënë deri të premtën ora 9.00 - 18.00, e shtunë ora 9.00 - 13.00


Ekspozita e  Destan Gashit, Kunstraum Wohlleb, 2015 Ekspozita e  Destan Gashit, Kunstraum Wohlleb, 2015 Ekspozita e  Destan Gashit, Kunstraum Wohlleb, 2015 Ekspozita e  Destan Gashit, Kunstraum Wohlleb, 2015

ZOTI AMBASADOR SAMI UKELLI VIZITON EKSPOZITËN E DESTAN GASHIT

Te premten me 12 qershor 2015 ambasadori i Republikës se Kosovës në Austri zoti Sami Ukelli ka vizituar ekspoziten e Destan Gashit në Vjenë bashkë me një delegacion nga Prishtina

Ambasadori duke uruar Destan Gashin pėr ekspozitėn

ambasadori duke uruar Destan Gashin për ekspozitën Ekspozita e Destan Gashit në galeri Wohlleb Ambasadori Sami Ukelli tek Ekspozita e Destan Gashit Ambasadori Sami Ukelli me delegacionin kosovar - Ekspo Destan Gashi

Ambasadori ishte i shoqëruar nga zoti Vehbi Miftari, Këshilltar i Lartë i Ministrit të Kulturës së Republikës së Kosovës, zoti Kushtrim Sheremeti, Këshilltar i Lartë i Ministrit të Diasporës së Kosovës, zoti Agim Kuleta, Këshilltar Politik i Ministrit të Diasporës dhe zoti Adnan Dragaj, Këshilltar i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.

Barbara e Destan Gashi dhe gjithashtu çifti i galerisë, Edith e Gerhard Wohlleb ishin të kënaqur për vizitën e veçant!


Ekspozita nė Kopshtin i Skulpturave nė Sooss  tė Badeni

EKSPOZITA NË SOOSS TË BADENIT

9 - 25 maj 2015, çdo ditë prej orës 12.00, hyrja gratis

Vendi: Heurigen Galerie Plos

Hauptstraße 161, 2504 Sooss, AUSTRI

Destan Gashi prezanton mbi 20 skulptura të reja në mermer në Kopshtin e Skulpturave dhe në Galerinë në Sooss.


Hapja solemne - Ekspozita Destan Gashi - Sooss 2015

HAPJA SOLEMNE E EKSPOZITËS

Hapja e ekspozitës ishte të premten, më 8 maj 2015, në orën 18.00.

Ekspozitën duke e hapur Prof. Dr. Johann Günther, profesor në Universitetin e Kremsit.

Mysafiret e ftuar ishin te mahnitur me skulpturat te reja, me pasurimin e ideavet dhe me aftësinë te skulptorit për ti realizuar në një menyrë shumë të veçant.

Forma të mbyllura në vetvete, të buta dhe të rrumbullakta, gra krenare me kokën e ngritur lart janë karakteristikë e skulpturave të tij.


Artikull BOTA SOT - Ekspozita Destan Gashi - Sooss 2015

BOTA SOT, Prishtinë 15 Maj 2015 - Diaspora

artikulli ështe i përpiluar nga Ajete ZOGAJ

EKSPOZITËN MAHNITËSE E MAESTROS DESTAN GASHI

Skulptori i mirënjohur shqiptar Destan Gashi vazhdon të mahnisë publikun vjenezë dhe atë botëror me skulpturat e tij të gdhendura në gurë.....

Meqë ndjek traditën e skulpturës klasike, aktet dhe kokat e vajzave janë tema të preferuara në krijimtarinë e tij artistike.


Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Dr Johann Günther und Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015 Ekspozita Destan Gashi, Sooss 2015
Koha ditore

KOHA DITORE, Prishtinë, 13 prill 2015

një artikull nga gazetarja Sihana Klisurica

SKULPTORI NGA KOSOVA, DESTAN GASHI, DO TË PREZANTOJË VEPRAT E TIJ NË QYTETIN SOOSS

20 skulptura të Gashit para publikut austriak

“ Vajza nga Zymi”, skulptura me motive nga tradita e Hasit, është vetëm një prej atyre që do të jenë pjesë e ekspozitës së radhës që Gashi do të hapë me datën 9 maj

Të veshur ka fustan tradicional. Në kurriz bart një shportë me mollë. E në dorë mban rrush, teksa në kokë ka shaminë. Nuk i mungojnë as lirat në ballë, që janë shenjë identifikuese e vajzave të Hasit. Krejt këto motive tashmë kanë marrë veç një formë.

Janë gdhendur në mermer nga skulptori shqiptar, Destan Gashi, i cili që nga viti 1987 jeton dhe krijon në Vjenë të Austrisë. “Vajza nga Zymi” është vetëm një prej skulpturave të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së radhës që Gashi do të hapë më datën 9 maj....

Lexoni më shumë në gazeten KOHAnet


Bota Sot

BOTA SOT, Prishtinë, 4,5 prill 2015

artikulli ështe i përpiluar nga Hasan Hasanramaj

Artisti shqiptar në mërgim që ka bërë emër në Evropë dhe botë

Skulpturat e Gashit - histori e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur

Destan Gashi gjatë tri dekadeve si skulptor i mirënjohur në Evropë, në Amerikë dhe në botë realizoi më shumë se tridhjetë ekspozita...

....Qe tridhjetė vjet jeton dhe krijon në Vjenë, si skulptor i pavarur, me bashkëshkorten Barbara si piktore dhe vogëlushin Gurin. Gashi është një nder të rrallët skulptor bashkohor në Evropë dhe botë që zotëroi mjeshtërinë e gurdhendësit......


TAKIMI ME HASJANET 2014 - 2015

Hasjane nga Zymi

Hasjanja duke bërë gjalpe

Hasjanja nga Demjani

Zwei Frauen aus der Region Has Die Hasjane mit dem Butterfass Die Marktfrau
mermeri nga Austria - Vahau mermeri nga Austria - Hartenshtein 60x20x94cm, 2014

Hasjane nga Demjani

Bukatorja

Bukatorja

Die Wasserträgerin aus Demjani Die Wasserträgerin aus Demjani Die Hasjane aus Demjani
mermeri nga Austria - Vahau 20x20x65cm 2014

Dy shoqe

Hasjanja nga Zymi

me rrush e me molla

Zwei Frauen aus der Region Has Die Marktfrau aus der Region Has Die Marktfrau mit Äpfel
mermeri nga Austria - Vahau 25x35x95cm 2014

Hasjanja duke i dhënë gji fëmiut në djep

Stillende Mutter aus der Region Has Stillende Mutter aus der Region Has Stillende Mutter aus der Region Has
mermeri nga Austria - Hartenshtein 68x60x50cm 2015

Hasjanja nga Demjani me fëmi në djep

Die Frau aus Demjani Die Wiege Albanerin mit Wiege
mermeri nga Austria - Vahau 27x32x94cm 2014

SHQIPTARJA.COM - RILANDASI, Tiranë, 28 dhjetor 2014

ENGJËLLI I KOSOVËS SË LIRË NË PALAIS LIECHTENSTEIN NË WIEN

nga Pjeter Logoreci, Vjenë

Klasi dhe vlerat e artit të skulptorit Destan Gashi në kulturën austriake të skulpturës. Historia e pazakontë e një restaurimi ku engjëjt e llampadarëve morën emrin e Kosovës.....

Në pallatin ku u vendosen veprat e skulptorit kosovar ruhet një koleksionim privat i familjes princore, ku veçohen vepra të mjeshtrave: Peter Paul Rubens, Rembrandt, Anthonis van Dyck, Lucas Cranach (i vjetri), Franz Hals, Raffael, Friedrich von Amerling, Ferdinand Georg Waldmüller si dhe objekte Badmindton Cabine, një mobilje nga më të çmueshmet në botë e krijuar në Firence në punishten Pietra Dura të familjës Medici,....

 SHQIPTARJA.COM - Destan Gashi - Dhjetor 2015  SHQIPTARJA.COM - Destan Gashi - Dhjetor 2015  SHQIPTARJA.COM - Destan Gashi - Dhjetor 2015

....Autori Gashi, me fantazinë e talentin e tij, kishte krijuar pothuajse nga hici një punim artistik që i befasoi të gjithë. Ai kishte arritur që nga një foto pothuajse e pa lexueshme, të kompozojë "Engjëllin e Kosovës së lirë", që i përmbushte të gjitha kërkesat dhe që e kenaqi pa masë arkitektin porositës....

Artikulli është botuar edhe në portalin elektronike; Fjala e lirë


Koha ditore

BOTA SOT, Prishtinë, 2 dhjetor 2014

artikulli ështe i përpiluar nga AJETE ZOGAJ

Engjëjt me krahët e Shqiponjës në Muzeun e Vjenës

Gazetarja Austriake Jopie den Dulk për punimin e Engjëllit është shprehur:" Destan Gashi duke ia arritur qëllimit me veçanti edhe Engjëjt e tij fluturojnë në shtėpinë e tyre, aty ku e kanë vendin dhe shikojnë poshtë mbi njerëzit me një kënaqësi të ringjallur në jetë."

Vjenë – Prishtinë - Përmes një email-i piktorja akademike Barbara Gashi, njofton se në muajin nėntor janë vendosur dy Engjëj nga Skulptori i mirënjohur Destan Gashi në muzeun Lihtenshtajn në qendër të Vjenës.

Ajo tregon se, "Engjëlli" i skulptorit kosovar Destan Gashi‚ "lind" në muajin mars të këtij viti në atelienë e tij.

Arsyeja ishte se është bërë një renovim i shtrenjtë dhe i gjatë në Pallatin e Lihtenshtajnit, i cili është njëri nga më të bukurit nga pallatet në stilin Barok të Vjenës.....

Lexoni më shumë në gazeten BOTA SOT


Destan Gashi me KLAN KOSOVA

albinfo.ch, Vjenë, Austri - Zvicër 11 nentor 2014

artikulli ështe i përpiluar nga Hazir Mehmeti

Engjëlli i Destan Gashit në "Pallatin Lihtenshtajn" të Vjenës

Pallati Lihtenshtajn është njëri nga më atraktivët në Vjenë, afër Burgtheatrit dhe Volkstheatrit, ndër më të njohurit e qytetit, ku ishte vendosur familja mbretërore. Ai vlerësohet si ndërtimi artistik më i rëndësishëm i tipit Barok në Austri. Pas renovimit të gjatë dhe të shtrenjtë, pallati ka fituar shkëlqimin e origjinës që e bën atë të famshëm dhe atraktiv për vizitë të turistëve të shumtë nga e gjithë bota.

Njëra nga veprat tani aty e mban vulën e artistit tonë të njohur Destan Gashi. Skulptura "Engjëlli", e punuar me mjeshtëri nga dora mjeshtërore....

Lexoni më shumë në portalin elektronike albinfo.ch


Destan Gashi me KLAN KOSOVA

KLAN KOSOVA, emisioni "Ora e Pasditës"

SKULPTORI DESTAN GASHI

Transmetuar me 17 tetor 2014

nga KLAN KOSOVA në emisionin "Ora e Pasditës"

Korespondentja Zana Fetiu nga KLAN KOSOVA ka përgatitur një reportazh për skulptorin Destan Gashi në Vjenë

linku per kronikën në youtube www.youtube.com


 Foto Barbara e Destan Gashi - albinfo.ch

ALBINFO.CH, Zvicër, 28 shtator

dhe KOSOVA SOT, Prishtinë, 28 shtator

"Impresione Shqiptare" të Destan e Barbara Gashit

Të përmbledhura nën titullin "Albanische Impressionen" (Impresione shqiptare), skulptori Destan Gashi dhe piktorja Barbara Gashi prezantojnë ekspozitën e tyre më të re në Brigittenau të Vjenës, Austri.

Në punimet e tyre çifti shqiptaro-austriak përpunojnë mite dhe legjenda nga toka e shqiptarëve, si ai i Rozafës, ose histori mbi fjalën e mbajtur (Besën) etj.

Në këtë ekspozitë janë shkrirë në një kultura dhe tradita me modernen.

Krijimet e të dy artistëve përbëjnë një unitet artistik dhe janë pjesë e Javës Kulturore Shqiptare.....

lexoni më shumë në www.albinfo.ch ose në www.kosova-sot


Koha ditore

KOHA DITORE, Prishtinë 22 shtator

artikulli ështe i përpiluar nga Bejtullah Sokoli

"Përshtypje shqiptare" me foto e skulptura guri

Me "Gruan e Hasit" do të njoftohen edhe vjenezët. Përveç kësaj artdashësit austriakė do të kenë mundësinë të dinë më shumë edhe për "Legjendën e Rozafës".

E përveç këtyre skulpturave artisti Destan Gashi së bashku me bashkëshorten Barbara është kujdesur që edhe përmes fotografive t`i sistemojë përshtypjet shqiptare në Austri.....

........Kjo do të jetë ekspozita e tretë me radhë që Gashi ka hapur këtij viti.

Gashi me skulpturat e tij që mishërojnë traditë e kulturën e vendlindjes së tij, në veçanti me skulpturën prej mermer Gruaja e Hasit deri tani ka ekspozuar në shumë vende të Evropë e më gjerë


Destan Gashi me TV Hana

TV HANA: Ekspozitë Përshtypjet Shqiptare në Vjenë

Ekspozitë me motive shqiptare

Publikuar 23.09.2014

Nga Skupltori Destan Gashi dhe bashkeshortja e tij Piktorja Barbara

Korespondenti Iljasa Abazi nga TV HANA ka përgatitur një kronik mbi ekspoziten e artistevet në Vjenë

linku per kronikën në youtube www.youtube.com


Gazeta Botapress

GAZETA BOTA SOT, Prishtinë 16 shtator

Barbara dhe Destan Gashi - Skulptura, tabllo, fotografi

Destan Gashi është një prej skulptorëve më të mëdhenj shqiptarë. Skulpturat e tij në mermer të çojnë në botën e miteve dhe legjendave shqiptare.

Megjithatë ai e ndien veten të detyruar edhe ndaj traditës klasike të skulpturës dhe i është kushtuar gjithashtu edhe temės së akteve femërore.....

Tabllotë në format të madh të piktores Barbara Gashi, e cila e përpunon të tashmen në mënyrë figurative, pasqyrojnë një kontrapunkt shumengjyrësh kundrejt skulpturave të bashkortit të saj.....

Veprat plotësojnë njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku formojnë një unitet......


EKSPOZITA BARBARA DHE DESTAN GASHI – SKULPTURA, TABLLO, FOTOGRAFI

Ausstellung Amtshaue Brigittenau

PËRSHTYPJE SHQIPTARE

Ekspozitë në kuadrin e Javës së Kulturës Shqiptare 2014 në Vjenë

në Amtshaus Brigittenau, Brigittaplatz 10, 1200 Vjenë

Kohjëzgjatja: 22.9. deri 26.9. 2014

Orari: Të martën dhe të mërkurën prej 7.30 deri 15.30, të enjten 7.30 deri 18.00, të premten 7.30 deri 13.00

Vendi ku do të çelet ekspozita: Amtshaus Brigittenau, Brigittaplatz 10, 1200 Vienna

Kohëzgjatja: 22.9. deri 26.9. 2014

Përurimi: Të hënën, 22.9.2014, në orën 18.00, Çelja: Kryetari i lagjes, zoti Hannes Derfler

Frauen aus Zyme Maedchen in Gjonaj Jugendliche in Gjonaj Frauen aus Zyme

Pë t’iu përshtatur më mirë Javës së Kulturës në Vjenë, ekspozita është pasuruar me fotografi nga vendi i shqiptarëve, fotografi që janë bërë gjatë udhëtimeve në Kosovë dhe Shqipëri.


Destan Gashin me Engjullin

Një ëngjëll nga Kosovari për muzeun Lihtenstajn në Vjenë

Javët e fundit në ateljenë e skulptorit Destan Gashi në Himberg afër Vjenës lindi një model prej argjile i një ëngjëlli të një lloji të veçantë:

Në Vjenë po rekonstruktohet për Pallatin Lihtenshtajn në Vjenë dy abazhurë prej tunxhi në stilin barok me një diametër dy metër, që janë dëmtuar dhe kanë humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prej origjinaleve kanė mbetur vetėm disa fotografi.

Skulptorit Destan Gashi iu ngarkua që të përpiqej të ribënte ëngjëllin e kolonës së mesit duke u bazuar në këtë material shumë të pakët që kishte mbetur.

Puna e Destanit është e kryer, modeli i ëngjëllit do te derdhet tash në tunxh. Abazhurët me engjujt do të vendosen në vjeshtë në muzeun e Vjenës.


Gazeta Botapress

GAZETA BOTAPRESS, Prishtinë 24 maj 2014 - Kulturë

artikulli ështe i përpiluar nga Hasan Hasanramaj

Skulpturat e Gashit - histori e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur

Artisti shqiptar që ka bërë emër në Evropë dhe në botë

"Destan Gashi gjatë të dekadave si skulptor i mirënjohur në Evropë, në Amerikë dhe në botë realizoi tridhjetë ekspozita......

..... Që nga fëmijëria ai spikatej për talentin e tijë të veçantë. Që në moshën e fëmijërisë së hershme filloi të punojë figura me argjile të thatë, të mbldhur në kodrat përreth fshatit të lindjes të cilat ia tërhiqnin vëmendjen e arsimtarit të artit figurativ dhe shumë dashamirëve të tjerë....

.....Veprimtarin e këtij skulptori në punimin e gurit, është titulluar si skulptor me i mirë në Evropë dhe më larg..... "


Intervist Pellumb Sulo me Destan Gashin, Shkoder 2014

Zëri i Amerikës

Ekspozitë me motive shqiptare

Publikuar 17.05.2014

Skulptori i njohur nga Kosova, me banim në Austri, Destan Gashi, ka hapur në Shkodër ekspoziten "Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur".

Korespondenti Pellumb Sulo nga Zëri i Amerikës në Shkodër ka përgatitur një kronik mbi ekspoziten e artistit

linku per kronikën në www.zeriamerikes.com


Ekspozita LEGJENDA E ROZAFES dhe histori te tjera në gur

Hapja e ekspozitës në Teater Migjeni, Shkoder 2014

në Teatrin Migjeni (holli kati dyte), Shkodër, Shqipëri

15 – 21 maj 2014

Hapja e ekspozitës ka qenë te ejntën 15 maj 2014 prej orës 18.00. Ekspozitën duke hapurë Konsulli i Nderit Austriak në Shkodër, z. Gjergj Leqejza, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, zoti Ministri i Diasporës se Kosovës Ibrahim Makolli, i cili erdhi vecanërisht nga Kosova dhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë zoti Mag. Thomas Schnöll.

Edhe shum personalitete te njohur te tjera ishin prezent, si për shembull zoti Florian Raunig, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe shum intelektual dhe artist te njohur në Shqipëri si piktori Buron Kaceli, piktori Abdullah Gjongecaj, piktori Skender Strica dhe drejtori shkollës Nadir Zhabjaku e te tjerë.

një film tnë shkurter prej hapjës e ekspozitës ka në youtube Ekspozita e skulptorit Destan Gashi


Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Destan e Barbara Gashi. Gjergj Leqejza, Lorenc Luka, Minister Ibrahim Makolli Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014 Ekspozite ne Teater Migjeni, Shkoder 2014
Ftesa Ekspozita Destan Gashi Shkoder 2014

LEGJENDA E ROZAFES dhe histori te tjera në gur

në Teatrin Migjeni (holli kati dyte), Shkodër, Shqipëri

15 – 21 maj 2014

Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur, është titulluar ekspozita e cila ishte shpalosur para publikut vjenez në pranverën e vitit 2013 dhe kjo ekspozitë, po me këtë emër, do të prezantohet në vitin 2014 në Prishtinë si edhe në Shkodër.

Është kjo një histori e legjendave dhe e miteve më të njohura shqiptare e gdhendur në gurë nga skulptori Destan Gashi.

Jehona mediale që bëri ekspozita e këtij skulptori në Vjenë, aty ku u prezantua, por edhe në Kosovë e Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme.

Pothuaj nuk kishte gazetë që nuk shkroi për ekspozitën e kosovarit Destan Gashi që prezantoi në Vjenë.

Katalog zur Ausstellung 2014

Ky ishte një motivim prej të cilit lindi edhe ideja që të punohet në përgatitje të kësaj ekspozite edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Ekspozita vjen me mbështetjen e Konsullit të Nderit Austriak në Shkodër, Z. Gjergj Leqejza, Ambasadės Austriake në Tiranë si dhe Bashkisë së qytetit të Shkodrës.

Hapja solemne e ekspozitës "Legjenda e Rozafës dhe histori te tjera në gur" behet më 15 maj 2014, në orën 18:00

në Teatrin Migjeni (holli kati dyte), Shkodër, Shqipëri

Ekspozita do qëndrojë e hapur në datat 15-21 maj 2014 ora 10:00 - 19:00;

më teper info edhe në webfaqen e ambasadës te Austrisë www.bmeia.gv.at/al/ambasada/tirane/aktuale/aktivitete-kulturore/2014

Destan Gashi - kontakt në Shqipëri Tel 00355 697 358319


Expo in the National library of Kosovo

LEGJENDA E ROZAFES dhe histori te tjera në gur

në Biblioteken Kombetare të Kosovës "Pjeter Bogdani", Prishtinë

16. – 30. Prill 2014

Kohëzgjatja e ekspozitës: 16 - 30 Prill 2014 Orari i hapjes: E hënë - E premte 7:00 - 20:00; E shtunë 7:00 - 14:00

Ja disa fjali nga hapja solemne se ekspozitës më 16 prill 2014 prej moderatorës Ajete Zogaj: ".....Skulptori shqiptar Destan Gashi nga Republika e Kosovës ka mbaruar studimet e Arteve në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel të Belgjikës.

Më 1978 diplomoi për pikturë, ndërsa më 1985 diplomoi për skulpturë. Destan Gashi jeton dhe krijon nga viti 1987 si skulptor i pavarur në Vjenë të Austrisë. Për skulpturat e tij të bukura ka marrë shumë shpërblime."

Expo in the National library of Kosovo
Do theksuar, se janë 27 vite punë e palodhur e Destanit duke skalitur në gur.... 27 vite mërgim...., por, çdo ditë gurët kanë folur shqip, kanë frymuar shqip... kanë skalitur histori shqiptare, mall vendlindjeje, mall shqiptarie, mallëngjim për Kosovën... 27 vite është skalitur në heshtje prej guri ëndrra e Destanit që punimet e tij të ekspozohen në Kosovë, në Republikën e Kosovës të cilën e ëndërronte çdo ditë Destani, e ëndërronin edhe të gjithë bashkatdhetarët tanë që fati shkapërderdhi nëpër botë!

"Dhe, ëndrra u bë realitet! Guri i rëndë peshon në vendin e vet!

Skulpturat e Destanit sot i shijojmë si një gjerdan i mrekullueshëm në majat i artit shqiptar, duke na shpalosur legjenda e histori, femrën e bukur shqiptare shtyllën e shtëpisë, besën e nderin shqiptar, traditat tona fisnike....

Prandaj i themi përzemërsisht mirë se erdhe Destan me ëndrrën e realizuar, mirë se erdhe në Kosovë në tempullin e dijes dhe urime e suksese të më tejme!"

lexoni më shumë në webfaqen e Bibliotekës www.biblioteka-ks.org


Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Barbara Gashi. Ambasadori Johan Brieger, Miradije Ramiqi, Zonja Brieger Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Ekspozita ne Prishtine 2014 Minister Ibrahim Makolli me Destan Gashi ne Ekspozite 2014 Minister Ibrahim Makolli me Destan Gashi ne Ekspozite2014 Nxenxa te Ekspozita ne Prishtine Studenta ne Ekspozite te Destan Gashit
KOHA DITORE Destan Gashi 2014

KOHA DITORE, Prishtinë 17 prill 2014 - Kulturë

artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha

SKULPTORI DESTAN GASHI HAPI EKSPOZITËN E PARË NË KOSOVË

Maestro Gashi shpalos histori në gur nëpërmet femrës

Në fund te viteve 80 ai do t`i shkruante familjes se nër Kosovë kthehet me një kusht: t`i jepin leje te shkollohej për art.

Por rikthimi i tij u bë tjeterqysh të merkurën.

Pas 30 vitësh krimtarije jashtë vendit, mjeshtri i skulpturės u rikthye me Legjendën e Rozafës dhe histori te tjera në gur


ZERI Destan Gashi 2014

ZËRI, Prishtinë 17 prill 2014 - Kulturë

artikulli ështe i përpiluar nga Dafina Kabashi artikulli në www.zeri.info

FEMRAT E DESTAN GASHIT

"Qysh në përzgjedhen e mermerit apo edhe te ngjyres, gjithçka është e ndërlidhur, e ndërthurur njëra me tjetrën, sikur të punohet për një dashuri që synon të jetë dashuri e te ardhmes " është sprehur Johan Brieger.

Ai ka thënë se tema dhe punimet që janë shtjelluar tregojnë se janë simbolikëe lidhjes me vendlindjen.

"Dalëngadalë, fletë për fletë, shpresë për shpresë, shpaloset ky sekret që të cilin e shohim edhe në veprë n e Rozafës " është shprehur ambasadori.


Ftesa Ekspozita Destan Gashi Shkoder 2014

DIELLI, New York, 20 prill 2014

një artikull nga Mehmet Haziri nga Prishtina

Ekspozita e parë në atdhe. Guri flet me gjuhën e artit nga shpirti i madh i njeriut tonë të thjesht e me kulturë. Destan e Barbara Gashi, vlerë në imazhin tonë gjithandej botës. Ekspozita: "Legjenda e Rozafës …" pjesë e Javës së Bibliotekës në Kosovë. Ekspozita u përkrah nga Ministria e Diasporës dhe Z.Ibrahim Makolli. Brigel: "Biri i humbur kthehet në vendlindje.".....

artikulli në DIELLI artikulli


Tribuna

Tribuna, Prishtinë 17 prill 2014 - Kulturë

artikulli ështe i përpiluar nga Blerina Racaj

Destan Gashi vjen Den Baba Den

Skulptori Destan Gashi, në hapjen e ekspozitës në Bibliotekën Kombëtare " Pjetër Bogdani " të mërkurën, iu drejtua të pranishmëve

" Dua të them vetëm një fjalë se jam i mbushur plot emocione sot. Mirë se keni ardhur këtu në Den Baba Den "

Gashi hapi për herë të parë ekspozitë me 20 skulptura të tij të sjella nga Austria.


Gazeta Botapress

GAZETA BOTAPRESS, Prishtinë 17 prill 2014 - Kulturë

artikulli ështe i përpiluar nga Hasan Hasanramaj

Skulptori Destan Gashi realizon ëndrrën, hap ekspozitë në vendlindje

Në kuadrër të aktiviteteve kushtuar javës së Bibliotekës në pranin e shumë dasamirëve të artit u hap ekspozita personale

e skulptorit të mirënjohur në shtetet e Evropës perëndimore, Kosovë, Shqipëri e vende të tjera-Destan Gashi me titullin " Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur".


Gazeta Lajm

GAZETA LAJM, Prishtinë 17 prill 2014 - Kulturë

Me ndihmën e Ministrisë së Diasporës, mjeshtri i skulpturës Destan Gashi hap Ekspozitën e parë në Kosovë

Skulpturat qe flasin në emër të traditës shqiptare

Me ndihmën e Ministrisë së Diasporës, skulpturat e mjeshtrit të madh, Destan Gashi, të skalitura nga guri, kanë arritur për një ekspozitë dyjavore në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë..

Ndërkaq, ambasadori i Austrisëë në Kosovë, dr. Johann Brieger, pasi tregoi për historinë se si skulptori i njohur, Destan Gashi, nga Kosova mërgoi në Austri, përkatësisht në Vjenë, për të vazhduar punën e tij, i vlerësoi lart punimet dhe përkushtimin, siç e quajti, e një artisti të madh.


Ftesa

LEGJENDA E ROZAFES dhe histori te tjera në gur

në Biblioteken Kombetare të Kosovës "Pjeter Bogdani", Prishtinë

16. – 30. Prill 2014

Hapja solemne e ekspozitës E Mërkurë, më 16 prill 2014, në orën 10:00

Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" Adresa: Sheshi "Hasan Prishtina", Prishtinë, Kosovë Tel +381 (0)38 212 416; +381 (0)38 249 650

Fjalë përshëndetjeje: Ramize Bajraktari, U.d. e drejtorit e Bibliotekës Kombëtare "Pjeter Bogdani"

Moderatore: Ajete Zogaj

Referues: Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës i Republikës së Kosovës

Dr. Johann Brieger, Ambasador i Republikës së Austrisë në Prishtinë

Prof. Adem Rusinovci, Dekan i Fakultetit të Arteve të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë

Kohëzgjatja e ekspozitës: 16 - 30 Prill 2014 Orari i hapjes: E hënë - E premte 7:00 - 20:00; E shtunë 7:00 - 14:00

Një artikullë për ekspozitën duke dalur me 16.prill në webfaqen kultplus, Prishtinë www.kultplus.com


Barbara e Destan Gashi

Një ekspozitë e re e bashkëshortëve Gashi në Austri

Barbara dhe Destan Gashi, piktura e skulptura, në Himberg afër Vjenës, 25. deri më 27.tetor 2013

Kryetari i Bashkisë së Himbergut, Erich Klein, e hapi ekspozitën e ēiftit të artistëve më 24 tetor. Ai shprehu gëzimin për këtë ekspozitë të bukur në komunën e tij dhe theksoi në fjalën e tij të hapjes se sa e rëndësishme është që ta sjellësh artin dhe kulturën direkt atje ku jetojnë njerëzit.

Në përurimin e ekspozitës morën pjesë shumë të ftuar. Midis tyre kishin ardhur në Himberg ambasadori i Shqipërisë, dr. Vili Minarolli, dhe konsulli i Kosovës, z. Imer Lladrovci, së bashku me bashkëshortet pėr t‘i uruar artistët për ekspozitën e tyre të suksesshme, duke qenë se skulptori shqiptar e ka origjinën nga Republika e Kosovës.

Ekspozita përfshinte 17 skulptura mermeri të skulptorit akademik që vepron në Himberg, Destan Gashi, dhe rreth 25 tabllo të piktores akademike, Barbara Gashi.

Skulptori Destan Gashi, paraqiti në Sallën e Kulturës skulptura prej mermeri sipas traditës së skulpturës në gur, kokë vajzash dhe akte të hirshme, por edhe dy skulpturat e njohura "Legjenda e Rozafës" dhe "Kali i Doruntinës", që i tërhoqën shikuesit në botën e legjendave dhe miteve shqiptare. Vizitorët u interesuan në mënyrë të veēantë për këto histori shqiptare, edhe për faktin që Destan Gashi i ka paraqitur ato në një mënyrë shumë prekëse.

Një artikullë për ekspozitën duke dalur me 30.tetor në webfaqen kultplus, Prishtinë www.kultplus.com


KOHA DITORE Destan Gashi 2013

KOHA DITORE, Prishtinë 29.tetor 2013 - Kulturë

artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha

PAS EKSPOZITES NE AUSTRI, SKULPTORI DESTAN GASHI SYNON NJE TJETER

Gashi paralajmëron ekspozitën e parë në Kosove

Skulptura e tij flasin në emër të traditës shqiptare. Ai ka shfrytëzuar lloje të shumta guri e mermeri per t“iu dhënë formen e simboleve te frymëzuara nga kombi i takon.....


LAJMI-Ekspozita - Destan Gashi 2013

LAJMI, Prishtinë 31.tetor 2013 - Kulturë

Piktura dhe skulptura shqiptare ekspozohen në Vjënë

Vjenë - Në qytezën Himberg afër Vjënes ekspozita " Barbara dhe Destan Gashi, piktura e skulptura", mori jo pak vëmendjen e publikut.......

ZËRI Destan Gashi 2013

GAZETA ZERI, Prishtinë 30.tetor 2013 - Kultura

Cifti Gashi, ekspozitë në Austri

.....Destan Gashi me origjinë nga Kosova, i cili prej dy vitësh ka atelienë e tij në Himberg, paraqiti në Sallën e Kulturës skulptura nga mermeri sipas traditës së skulpturës në gur, kokë vajzash dhe akte të hirshme, por edhe dy skulpturat e njohura "Legjenda e Rozafës" dhe " Kali i Doruntinës", që i tërhoqen shikuesit në botën e legjendave dhe miteve shqiptare......


KOSOVA SOT Destan Gashi 2013

KOSOVA SOT, Prishtinë 30.tetor 2013 - Kulturë

Ekspozitë skulpturash e pikturash të ciftit Gashi në Austri

Në qytezën Himberg afër Vjenës qëndroi e hapur prej 25 deri më 27 tetor ekspozita Barbara dhe Destan Gashi, piktura e skulptura.

Kryetari i Bashkisë së Himbergut, Erich Klein, e hapi ekspozitën e ciftit të artistëve, që ka përfunduar

studimet në vitet 80 në Akademinë e Arteve të Brukselit.....


KOHA DITORE Destan Gashi 2013

BOTA SOT, Prishtinë 29.tetor 2013 - Kulturë

Bashkëshortët Gashi hapën ekspozitë në Austri

Vlera të larta artistike të artit të gdhendjes

Ekspozita përfshinte 17 skulptura mermeri të skulptorit akademik që vepron në Himberg, Destan Gashi

dhe rreth 25 tablo të piktores akademike , Barbara Gashi


Xheva e Fehmi Lladrovci

Skulptori i Republikës se Kosovës Destan Gashi, i cili punon dhe krijon si skulptor i pavarur në Vjenë te Austrisë, eshtë duke punuar monumentin e heronjeve të mdhenj FEHMI LLADROVCIN dhe XHEVA LLADROVCIN, te cilet u fliuan per lirinë e Kosovës

Xheva e Fehmi Lladrovci 2013 Xheva e Fehmi Lladrovci 2013 Xheva e Fehmi Lladrovci 2013 Xheva e Fehmi Lladrovci, Destan Gashi me ambasador Dr.Sabri Kiqmari 2013

Edhe Ambasadori i Republikës se Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiqmari ka ardhur në vizitë të skulptori Destan Gashi për ti parë bustat e heronjeve


EKSPOZITA E VERES, në Galerinë Artefakt, 19.korrik - 10.gusht 2013

5 Artistë nga Austria, Gjermania, Holanda, Kosova dhe Japonia

DESTAN GASHI, ULLI KLEPALSKI, TONIA KOS, TAKAKO MATSUKAWA, EEF ZIPPER

në Galerie Artefakt, Rruga “Strauchgasse“ nr. 2 (Palais Ferstel), Lagjja 1, Vjenë, Tel 0043 1 533 22 55

Orari: Prej të martës deri të premten 13:00–18:00

të shtunën 11:00–16:00

Sommerausstellung Wien 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Guenther Schoenberger und Destan Gashi in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Sommerausstellung Sommerausstellung

SHQIPTARJA.COM - RILINDASI, Tirana, 23. qershor 2013

DESTAN GASHI, gur i cmueshëm i Kosovës

artikulli ështe i përpiluar nga Pjeter Logoreci, Vjenë,

Profili i një skulptori kosovar në Vjenë... nga ditët e fëmijërisë në Zoqishtë të Rahovecit,ku krijonte figurina të mrekullueshme me baltë deri tek ekspozitat,

 SHQIPTARJA.COM - Destan Gashi - Dhjetor 2015  SHQIPTARJA.COM - Destan Gashi - Dhjetor 2015  SHQIPTARJA.COM - Destan Gashi - Dhjetor 2015

....vlerësimet dhe pėrhapja e veprave të tij në tė gjithë botën.....


Die Legende von Rozafa

Ekspozita në Vjenë, nga 21.mars gjër me 11.prill 2013

LEGJENDA E ROZAFËS dhe histori tė tjera në gur

20 skulptura prej mermeri të skulptorit shqiptar Destan Gashi

në Galerie Artefakt, Rruga “Strauchgasse“ nr. 2 (Palais Ferstel), Lagjja 1, Vjenë, Tel 533 22 55

Orari: Prej të martës deri të premten 13:00–18:00, të shtunën 11:00–16:00

Ekspozita prekëse e skulptorit Destan Gashi të rrëmben në një botë plot legjenda dhe mite. Gurët na tregojnë histori shqiptare, si ajo e legjendës së Rozafës, Doruntinës dhe hasjaneve, grave krenare të Malësisë së Hasit prej fshatrave pranë Drinit të Bardhë, të ndërgjegjshme për traditat e tyre.

Destan Gashi, i cili jeton në Vjenë, është ndër të paktët skulptorë bashkëkohorë që zotëron mjeshtërinë e skulptorit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pra të gurgdhëndësit. Destan Gashi është nderuar shumë herë për skulpturat e tij.

Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Barbara e Destan Gashi, Prof.Guenther, Dr.Sabri Kiqmari, Aferdita Kiqmari Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Ausstellung in der Galerie Artefakt 2013 Barbara e Destan Gashi, Prof.Guenther, Dr.Sabri Kiqmari, Aferdita Kiqmari

Për hapjen e ekspozitës me 21.mars kanë ardhur shum dashamir të artit. Fjalimin e mbante zoti Prof. Dr.Johann Günther, i cili njeh shtetin e Kosovës shum mirë, sepse ai ka jetuar kater vite ne kryeqytetin e Prishtinës, ku ka punuar per Association for European Integration. Ai shpjegonte publikut austriak legjenden e Rozafës dhe fliste per artin e Destanit.

Pasandej kishte fjalen zoti Arten Hanku, keshilltar i ambasadës se Republikës se Shqiperisë. Ai tregonte per qytetin e Shkodrës ku gjendet kalaja e Rozafës.

Valbona Fazliu Rrecaj, e cila ështe keshilltare e ambasadës se Republikës se Kosovës, kjo fliste per vleren artistike te punimevet e Destanit dhe kishte nderin per te berë hapjen solemne se ekspozitës Destan Gashit.

Ambasadori Dr. Sabri Kiqmari prej ambasadës e Kosovës në Vjenë ka ardhur pak me vonë sepse ai kishte nje takim me nje shoqat austro-amerikane perpara, por ai donte per te uruar artistit Gashi personalishte hapjen e ekspozitës.

Një film të shkurtër nga hapja e mbrëmjes, është i realizuar nga Besim Xhelili - shiqoni në www.youtube.com


KOHA DITORE

KOHA DITORE, Prishtinë 5.mars.2013 - Kulturë

artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha

Skulptura prej guri çojnë në Vjenë legjendat shqiptare

"Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur" është titulluar ekspozita e cila do të shpalosë para publikut vjenez historinë e legjendave dhe mitave më të njohura shqiptare.

Ekspozita me njëzet skulptura prej guri do të hapet në galerinë "Artefakt"

Një botë përplot legjenda e mite. Gurët janë shfrytëzuar për të shpalosur nëpërmjet tyre histori shqiptare.Legjenda e Rozafës, Doruntinës, grave krenare të Malësisë së Hasit, janë ato që përplasen mes vete në kujtimet e një artisti që nuk jeton në trojet shqiptare.


BOTA SOT Ekspozita Rozafa - Destan Gashi

GAZETA BOTA SOT, Prishtinë, 5.mars 2013

Destan Gashi hap ekspozitë në Vjenë

Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur, vinë në një ekspozitë e cila do të hapet më 21 mars 2013 në orën 18.30 në Vjenë, nga skulptori shqiptarë Destan Gashi.

Kjo ekspozitë prekëse e skulptorit Destan Gashi të rrëmben në botë plot legjenda dhe mite. Gurët na tregojnë historinë shqiptare, si ajo e legjendës së Rozafës, Doruntinës dhe Hasjanëve....


GAZETA EXPRESS

GAZETA EXPRESS, Prishtinë, 5.mars 2013

një artikull nga Alfred Beka

LEGJENDA E ROZAFËS NË VJENË

Skulptori kosovar që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, Destan Gashi, do të prezantohet para publikut vjenez me ekspozitën personale Legjenda e Rozafës, me njëzet skulptura prej mermeri.

Artdashësit vjenez e njohin prej vitesh, pasi edhe më herët ka hapur ekspozita të ndryshme në kryeqytetin austriak por edhe në qytete tjera të Austrisë dhe të vendeve tjera europiane.

Skulpturat e tij kanë një tematikë që e lidhin me origjinėn e tij. E tillë është edhe ekspozita me titull Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gurë e skulptorit Destan Gashi, e cila do të hapet në Vjenë më 21 mars.

Ekspozita e Gashit do të hapet në galerinë Artefakt në Vjenë dhe do të qėndrojë e hapur deri më 11 prill. Në këtë ekspozitë, skulptori Gashi trajton legjendat dhe traditat shqiptare, duke filluar nga legjenda e Rozafës, pastaj Doruntina, femrat hasjane e të tjera.


Plakat Destan Gashi

Ekspozita nga 20.shtatori gjerë me 10.tetor 2012

SKULPTURAT E KOSOVARIT DESTAN GASHI

Ekspozita me 20 vepra e Kosovarit Destan Gashi, skulptura nga mermeri i Sölkes, Carrara, Gummerner e mermer i portugalisė

PERSHTYPJET NGA SHTETI I SKIPETAREVE

Ekspozita me Foto nga Kosova e Shqiperia - nga Barbara, Destani e Guri Gashi

HAPJA E EKSPOZITES : Të merkurën, me 19.shtator 2012 në oren 18.30

Ekspozitën duke e hapurë Dr. Sabri Kiqmari, Ambasadori i Republikës se Kosovës në Vjenë

në Galerin Johann Gassner Haus, Laudongasse 16, 1080 Vjenë, Austri

Orari e ekspozitës: E hënë deri te premptën prej orës 11.00 – 18.00 , informata shqip Tel 0043 676 40 47 125


HAPJA E EKSPOZITES

Hapja e ekspozitës ka qenë te merkurën 19.shtator 2012 prej orës 18.30. Dashamirët e artit kanë ardhur për veprat e reja te Destan Gashit dhe për ta parë fotografite me pamje nga Kosova dhe Shqipëėria.

Ekspozitėn duke hapurë zoti Dr. Sabri Kiqmari, Ambasador i Republikės se Kosovës në Vjenë, i cili erdhi sëbashku me bashkëshortën dhe vajzen e tijë. Me vëmëndje degjuan dashamirët fjalët e Ambasadorit të Kosovës, i cili me fjalën e tij, lavëdonte krijimin e kulturës se vazhdueshme prej ciftit Gashi. Me këte ata tregojn anë artistike të Kosovës dhe ata zgjojnë vëmëndje për Kosovën. Më të vazhduar bisedën ambasadori fliste per ndërtimin e urave ndërmjet shtetėve – tema e gurit ishte për këte e përshtatshme - dhe per ti lidhurë shtetët e Evropës.

Të gjithë ishin të kënaqur që zonja Dr. Edith Mock ishte prezente, bashkëshortja e ish-zëvendës kancelarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, zotit Dr. Alois Mock, i cili mjerisht nuk ka mundur me ardhur në ekspozitë personalishtë, për shkak të gjendjës shëndetsore.

Një artikullë për ekspozitën duke dalur me 24.shtator në gazeten EXPRESS, Prishtinë - ja linku

edhe në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. web faqja

Galerie im Johann Gassner Haus Vernissage Vernissage Vernissage Vernissage Ansprache von Dr.Sabri Kiqmari - Vernissage Ansprache von Dr.Sabri Kiqmari - Vernissage Vernissage Vernissage Vernissage Vernissage Vernissage

Ekspozita me fotografi – Shteti i Skipetarëve

22 fotografi me pamje nga Kosova e Shqipëria tregojnë imazhet nga një botë i cili per njerëz të huaj është e panjohurë. Bota shqipëtare, një botë e cili është e lidhur me mit dhe me legjenda.

Prej shumë kohesh, Barbara Gashi ka pasur deshirë per ti treguar fotografitë e ketij regjioni, te cilat i ka berë me Destanin e Guri Gashi gjatë udhëtimeve.Tema e ujrave është një motiv i preferuar – si lumi i Valbones, liqeni i Fierzes dhe deti shqipëtar, po ashtu edhe me fotografi me valltar e vallzuese, e cilet me shumë enthuziazem vazhdojne te jetojnë traditen te valleve popullore dhe rrobeve kombëtare .

Barbara Gashi, ajo gjithashtu ka studiuar në Akademine e arteve te Brukselit, degën e pikturës. Në kohen e lire ajo ka kenaqesin për të berë fotografi me pejzazhe te ndryshme. Ajo jeton prej 1981 me skulptorin Destan Gashi nga Republika e Kosovës. E cila ka bërë regullisht udhëtime nëpër Kosovë e Shqipëri.

Tanzende Mädchen in Zyme - KOSOVO Ethnografisches Museum - KOSOVO Festung von Ali Pasha Tepelena Tanzensemble SHOTA Fest am Valbona Fluss Stausee von Fierze Am Stausee von Fierze Lagune bei Divijak Ausstellung Skipetaren - Strand von Divijake - ALBANIEN Ausstellung Skipetaren - Strand von Divijake - ALBANIEN Strand von Radhime - ALBANIEN Laubwald im Sharr Gebirge - KOSOVO

KOHA DITORE, Prishtinë 10.shtator 2012 - Kulturë

KOHA DITORE

artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha

Destan Gashi me dy flamuj në " Atelier at the danube "

Skulptori nga Kosova përfaqëson shtetet shqiptare në simpoziumin më të madh të artit në Evropë

"Atelier at the Danube" ështė titulli i evenimentit artistik, i cili në edicionin e shtatë ka grumbulluar artistë nga 17 vende të botës. Në kuadër të simpoziumit që do të finalizohet më 15 të këtij muaji, Gashi është duke realizuar skulpturėn e radhës.


Destan Gashi

Vizitoni SYMPOZIUMIN E SHTATE në Atelen ë Danubit"

E merkurë 5.shtator gjerë të shtunën me 15.shtator 2012

Vizitoni SYMPOZIUMIN E SHTATE në "Atelen ë Danubit" në Pöchlarn afër qytetit Melk të Austrisë - Destan Gashi merr pjesë!

Destan Gashi merr pjesë në Sympoziumin në „Atelen ë Danubit“, në Pöchlarn, qyteti i vendlindjes të piktorit të madh Oskar Kokoschka !

Pöchlarni do te jetë per 10 ditë qender internacionale për artin e aplikuar. Në të njejtën kohë dashamirët e arteve të cilet janë te interesuar kanë munëdesi ti shofin 28 artiste në degë të ndryshme skulptor, piktor, graficent - si ata punojnë.

Ky Sympozium i shtati eshtë në këte vit në Evropë me i madhi i ketij lloji. Në këte aktivitet marrin pjesë artist nga 17 shtete të ndryshme. Çdo artist prezenton edhe flamurin e shtetit të vetë.

Hapja bëhet me 5. shtator 2012 në oren 20.00

Ne fund bëhet një koktej te shtunën me 15.shtator 2012 në orën 17.00

Adresa: "Atelier-Depot," Manker Strasse 26, 3380 Pöchlarn afer Melkut tė Austrise

Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn Das Donauweibchen Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn Donauweibchen Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn Symposium Poechlarn

Informata shqip Tel 0043 676 40 47 125


Albanische Frau aus der Region Has

GALERIE ALTESSE, Liechtenstein

16.qershor deri me 28.korrik 2012, FORMA – SHENJE – BINDJE

Skulptura, objekte, piktura dhe më teper, një ekspozitë me Destan Gashin dhe tjerë artistë nga Galeria Altesse.

Estetika dhe gëzimi për veçantien e shprehjes krijuese gjenden ne qender te kesaj ekspozite. Megjithat ështe fjala për temat kryesore te jetës.

Hapja e ekspozitës do te behet te shtunë 16. korrik 2012, prej orës 18.00. Destan Gashi do te jetë prezent.

Në foto "Gruaja Hasiane " në mermer

Galerie Altesse, vend per art & kopshte skulpturash www.altesse.li

Oberstädtle 37, LI-9495 Nendeln

Principatë Liechtenstein


KOHA DITORE, Prishtinë 13.qershor 2012 - Kulturë

KOHA DITORE

artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha

Gruaja e Hasit përcjell traditën

Në një mermer që rrallëkush mund ta blejë, Destan Gashi kishte parë traditat e Hasit

Në gur ka formësuar hasianen, për të përthekuar të kaluarën e vendit


ILIRIA NEWS AGENCY, 27.janar 2012, nga gazetarja Halime Jakupaj, Vjenë

Skulptori Destan Gashi hapë ekspozitë në Vjenë

Plakat Destan Gashi

Skulptori i njohur nga Republika e Kosovës Destan Gashi i cili jeton dhe vepron prej vitesh në kryeqytetin austriak në Vjenë hapi ekspozitėn e tijë të radhës.

Në këtë ekspozitë Gashi u paraqit mė 11 skulpturat e tija të përmasave të vogla. Në punimet e Gashit, dominon femra si figurë artistike.

Materiali të cilin ai përdori është kryesishit mermeri, marrë nga vende të ndryshme të rajonit. "Gashi në punimet e tij të gurit si një material i vdekur, i dha jetë", u shpreh në hapjen solemne Mag. pharm. Christa Wenkoff, udhëheqëse e lokalit në të cilën u hap kjo ekspozitë.

Kësaj here adhuruesit e skulpturave të Gashit do të kenë mundësinë që ato t'i shohin në ambientin e "Paulus Apotheke " nė Vjenë, vend ky i njohur për aktivitete artistike, ku edhe bashkëshortja e Destanit, piktorja Barbara Gashi, qysh më parë kishte prezantuar ekspozitat e saja.

Kjo ekspozitë skulpturash është për tu shikuar nga 26 Janar e deri më 23 shkurt 2012. Deshira më e madhe e skulptorit Gashi për të ardhmen ka qenë dhe mbetet paraqitja e tijë me një ekspozitë edhe në Republikën e Kosovës.

Artikulli eshte i publikuar edhe nė web faqen e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės. web faqja


Plakat Destan Gashi

Ekspozitë personale e Destan Gashit në Vjenë, 26.janar - 23.shkurt 2012

SKULPTURA TE REJA NE AUSTRI

Me datën 26.janar 2012 Destan Gashi hapë ekspozitë në Vjenë.

Në hapjën e ekspozitës duke ardhur shum njerëz te interesuar për skulpturat e reja te Destan Gashit, kishte mysafir austriakë por edhe shum shqipëtar nga Shqipëria, Kosova dhe visëve të tjera. Ishte një mbrëmje shumë e këndshme duke u berë biseda për artin dhe për kulturë .

Një film të shkurtër nga hapja e mbrëmjes, është i realizuar nga shoqata kulturore Aleksander Moisiu në Vjenë - shiqoni në www.youtube.com

Një artikullë për ekspozitën nga gazetari Hazir Mehmeti duke dalur me 26.janar në BOTA SOT, Prishtinë

Ekspozita është e hapur deri me 23.shkurt 2012 në team sante paulus apotheke. Disa fotografi të punimeve të Destanit gjendën nëpër vitrina bashkë me skulpturat më të reja. Kështu që punimet mund ti shiqoni për çdo ditë.

Besucher der Vernissage in Wien Barbara und Destan Gashi mit Gästen aus Shkodra Besucherin mit Skulptur Kuss Besucherinnen der Vernissage in Wien Destan Gashi mit Gästen aus Kosova Fr. Apothekerin mit Besuchern Besucher und albanische Speise aus Kosova Das team sante der paulus apotheke

Adresa: Landstrasser Hauptstrasse 171, 1030 Vjenë, Austri.


KOSOVA SOT

KOSOVA SOT, Prishtinë 29.janar 2012 - Kulturë

Skulptori Destan Gashi hap ekspoziten në Vjenë

Skulptori i njohur kosovar, i cili jeton dhe krijon në Vjenë të Austrisë, autor i disa ekspozitave personale, Destan Gashi paraqitet me ekspozitën më të re në Paulus Apotheke në Vjenë....

...Në skulpturat e tij dominon edhe këtë herë si figurë artistike femra ...


KOSOVA SOT

ZËRI I DITËS, Prishtinë, 29.janar 2012 - Kultura

Skulptori Destan Gashi hap ekspoziten në Vjenë

...Ekspozita e Gashit do të jetë e hapur deri me 23.shkurt 2012 ....


Bota sot

BOTA SOT, Prishtinë 28.maj 2011 - Diaspora

Vlerat e artit që flasin me gjuhën e bukur të skulpturës e brushës artistike

Hapja e ekspozitës së Destan Gashit në Liechtenstein

Në galerinë e njohur Altesse në qytetin Nendeln në Liechtenstein duke i ftuar mysafiret prej orës 18.00 për hapjen e ekspozitës së piktorit nga Kosova Destan Gashi, më titull Metamorfoza e mermerit.

Jo vetëm nga Liechtenstein, por ashtu nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, kanë ardhur shume artin, për më qene prezent në këtë mbrëmje të veēantë.

Mysafir special ishte ambasadori i Shqipërisë zoti Mehmet Elezi, i cili është përfaqësues në Zvicër dhe Liechtenstein. Ai ka ardhur së bashku më bashkëshorten Dashamira apostafat nga Berni për këtë ekspozitë.


Galeristi Werner Gamper me shoqen Dolores, Barbara e Destan Gashi

SKULPTORI DESTAN GASHI EKSPOZON NË LIHTENSHTAJN

Prishtinë 26.maj 2011 - Kulturë, nje artikull nga Ragip Sylaj

"Lihtenshtajn, më 21 maj- Me veprat e tij më të reja në galerinë " Altesse" në Lihtenshtajn, skulptori Destan Gashi hapi ekspozitën e tij më të re. Autori prezantohet me 30 punime, në bazamente në sallat e Galerisë dhe në Kopshtin e Skulpturave."

Në këtë veprimtari kulturore dhe artistike, përveē artistëve dhe artdashësve të tjerë, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë), Mehmet Elezi.

Artikulli eshtë i publikuar në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. web faqja


KOSOVASOT, Prishtinë 5.maj 2011 - Kulturë

ZËRI I DITËS

artikulli ështe i përpiluar nga Alfred Beka, Prishtinë:

METAMORFOZA E GASHIT NE LIECHTENSTEIN

"Metamorfoza e mermerit " është emërtuar ekspozita e skulptorit shqiptar Destan Gashi, e cila do te hapet më 21.maj në galerinë Altesse në Liechtenstein.

"Me Destan Gashin kjo galeri, e cila është e pasur me tradita, ka arritur ta shtojë një pikë ndriçues në listën e skulptoreve në programin e ekspozitave gjer me sot, një artist i shquar, një kurorëzim për galerinë, e cila është në kërkim të përfaqësuesve të zgjedhur të artit figurativ" citon Alfred Beka nga teksti i galerisë Altesse lidhur me ekspozitën.


ZËRI I DITËS, Prishtinë 4.maj 2011 - KULTURA

ZËRI I DITËS

artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Ragip Sylaj, Prishtinë:

"Skulpturat e Destanit"

"I vlerësuar si artist ndërmjet klasikes dhe modernes, skulptori kosovar që jeton dhe krijon në Vjenë, Destan Gashi, shquhet posaçërisht për ekspresivitetin e figurës së nudos. Këto figura farfurinë plot gjallëri me bukurinë......"

për te lexuar artikullin ju lutem klikoni majtas

Ekspozita do te hapet me 21.maj në galerinë Altesse ne Liechtenstein, e cila do qëndrojë e hapur deri me 31 korrik 2011.

Adressa e galerisë: "Galerie Altesse" në 9485 Nendeln, Oberstädtle 37, Liechtenstein

Orari i galerisë: e Ejnte dhe e Premte prej orës 15.00-19.00, e Shtunë 10-12.00 e 14.00-17.00, e Diel 15.00 – 18.00 dhe mbas marrveshjes telefonike


Katalog Destan Gashi - Skulpturë

KATALOG DESTAN GASHI - SKULPTURË

Një katalog i shtypurë në qershor 2009, me dimenzione 22x22cm, me 48 faqe dhe 38 fotografi me ngjyra

Katalogu është në 3 gjuhë: gjermanishtë - shqip - anglishtë

Në këtë katalog përveç një biografie të skulptorit Destan Gashit, sillen edhe disa poezi përkushtime për artistin, nga krijuesit: Dashamir Malo - Sarandë , Ragip Sylaj - Fsh.Dardhe, Therande, Agim Metbala - Ravetë.

Katalogu kushton 10.- Euro, ndërsa dërgimi me postë + qmimi pullave postare

Mundeni ti porasitni në e-mail atelier.gashi@utanet.at

ose me telefon 0043/676/59 75 836


Destan Gashi te Vala Mala

Mysafir në "PËRALLË ME TUPAN ", 7.maj 2010

Me daten 7.maj 2010 në orën 19.50 në mbremjë, Destan Gashi ishte mysafir në emision satiro humoristik "Përallë me Tupan" që transmetohet në KTV të Kosovës.

Emisioni është edhe në www.youtube.com


ZËRI I DITËS, Prishtinë 4 shkurt 2010

artikulli ështe i përpiluar nga gazetarja Nexhmije Çerkezi:

Destan Gashi hap ekspozitë në Austri

Skulptori Destan Gashi ka hapur një ekspozitë së bashku me dy austriakë (piktorja Edel Czernin dhe piktori Kristian Schweinfurter) në hapësirat e Galerisë Brotway në Vjenë, të Austrisë. Ekspozita e titulluar Magjia e Artit ishte hapur me datën 14 janar dhe do të qëndrojë e hapur deri me 5 mars 2010. Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm shumë artistë prej Austrisë dhe prej shteteve të tjera ku prej Ambasadës së Shqipërisë kishte marrë pjesë edhe zoti Egin Ceka, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë.

ZËRI I DITËS

Me këtë rast në këtë ekspozitë Destani ka prezantuar 17 skulpturat e tij në lloj lloj mermerësh. Punimet e këtyre tre artistëve në të cilën shiten në Galerinë Brotway njëzet përqind janë ndarë për projektet e ndihmave të SOS Kinderdorf në Kosovë.

Destan Gashi ka lindur mė 1952 nė fshatin Zoqishtë (Rahovec). Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme të arteve figurative në Pejë, skulptori kosovar Destan Gashi, kishte vazhduar me Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel për të hulumtuar dhe studiuar profesionin e tij. Më pas ai kishte vazhduar krijimtarinë e tij në Austri, vend ku i orientuan qasjen sukseset tij dhe çmimet e shumta ndërkombëtare. Prej vitit 1987 ai jeton dhe ushtron profesionin e skulptorit nė kryeqytetin e Austrisë në Vjenë, dhe ka hapur shumė ekspozita personale dhe kolektive në Vjenë dhe në vende të ndryshme jashtë Austrisë,si dhe në shtete të ra.......


MAGJIA E ARTIT

 udhëheqje neper ekspozitë - Brotway

Me daten 14 janar 2010 Destan Gashi ka hapur një ekspozitë se bashku me dy austriak (piktorja Edel Czernin e piktori Kristian Schweinfurter) me titull Magjia e Artit.

Ekspozita eshtë e hapur deri me 5 mars 2010 në GALERIE BROTWAY në Vjenë

Adresa: Perfektastrasse 100, 1230 Vjenë, Austri.

Me daten 14 shkurt ne orën 10.00 artistët kan berë një udhëheqje neper ekspozitë me shpjegime per veprat e tyre në gjuhen gjermane. Në orën 11.00 Destani fliste per veprat e tija në gjuhen shqipe per shqiptarët qe jetojn ne Austri.

Në prezentimin e veprave Destani tregonte per llojet e gureve dhe madenevet te Austrisë, per transportin e gureve ne atelje, per llojet e daltave e qekanin me te cilet ai punon prej nje guri të ashper deri ai arrit perfundimin e një nudo femrore.


ZËRI I DITËS, Prishtinë 20.tetor 2009 - DIASPORA

ZËRI I DITËS

artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Hazir Mehmeti,Vjenë:

"Destan Gashi, njëriu që e bën gurin të flasë "

"Skulpturat dhe pikturat e Destan dhe Barbara Gashit sot i madhërojnë ambientet shumë pallateve, salla kongresesh, hapësira bankash, hapësirat e kështjellave, shtëpive të kulturës në kontinent.

Por, ato mungojnë në vendin e frymëzimit të Destanit, në Kosovë"


KOHA DITORE, Prishtinë 16.qershor 2009 - SHOQËRI-KULTURË-ART

artikulli ështe i përpiluar nga gazetare Elvira Berisha,Prishtinë:

Bisedë me artistin Kosovar Destan Gashi

" I MARTUARI" I PERJETSHËM ME SKULPTURËN

Me skulpturën thotë se është një. Ajo për të është gjaku që rrjedh në damarë. Në një intervistë për "Kohën Ditore" maestroja i gurit Destan Gashi rrëfen për "gdhendjen" e parë në skulpturë, domethënien që ka arti për të..."Çdo fillim është i vështirë...", ka thënë Gashi, i cili të dielën në mbrëmje, në Rust të Austrisë, ka hapur ekspozitën e 33-të personale

PRISHTINË, 15.QERSHOR - Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme të arteve figurative në Pejë, skulptori kosovar Destan Gashi, i nxitur nga etja për përsosmëri e profesionalizëm ndikuar edhe nga kushtet jo fort të mira që ia ofronte vendlindja , ia kishte mësyrë botës për të kërkuar hapësirë e mundësi për të ushtruar profesionin e tij.

Akademia e Arteve të Bukura në Bruksel ka qenë stacioni i parë i skulptorit kosovar, prej së cilës ishte larguar duke marrë me vete një mori njohurish që do t`i hynin në punë pasi të mishërohej përfundimisht me daltën, çekanin, gurin, mermerin. Të gjitha këto i ka gërshetuar mes vete duke krijuar një numër të madh skulpturash

Më pas kishte marrë rrugën për në Austri, vend i cili përveç që do të shndërrohej në vendbanimin e tij të përhershëm, do t`i hapte shtigje të reja, prej të cilave mbi të gjitha buronin sukseset.

Maestroja i gurit ka pasur 32 ekspozita pas vetes, dhe një mijë rrëfime për atë se si u ka dhënë jetë atyre.

Destan Gashi në një intervistë për "Kohën Ditore" ka rrëfyer për "martesën e përjetshme" të tij me skulpturën, "gdhendjen" e parë në skulpturë, domethënien që ka arti për të...

"Çdo fillim është i vështirë aq më shumë në profesionin e skulptorit...", ka thënë skulptori kosovar, i cili të dielën në në mbrëmjë në "Kunsthaus" të qytetit austriak Rust ka hapur ekspozitën e tij personale. Kjo ka është ekspozita e 33-të e tij.

Destan Gashi - Zana e detit

Skulptura-profesion dhe pasion

Sfida për të depërtuar në botën e artit pamor në një vend krejtësisht të panjohur kishte qenë shumë e madhe. Megjithatë, i pajisur me vullnet, dëshirë, përkushtim dhe profesionalizëm Destan Gashi ia kishte dalë mbanë t“i kapërcente të gjitha barrierat. Për më tepër ai ka arritur të gëzojë të drejtat e barabarta me të gjithë artistët austriakë duke u bërë edhe "anëtar i Shoqatës së Pavarur të Artistëve dhe Shkrimtarëve të Austrisë".

Gashi flet për ekspozitën e fundit që ka hapur në Austri. Ndër 23 skulptura që ai ka ekspozuar "sefte" thotë se njërën e ka për zemër, "Zana e detit". Këtë skulpturë dytoneshë krijuesi ka arritur ta hedhë në "dritë" vetëm pasi për gjashtë muaj me radhë nuk i ishte ndarë çekanit e daltës.

"Megjithëse punoj me gur, ujin e kam pasur pothuajse gjithmonë të pranishëm në veprat e mia", ka shpjeguar ai.

Por "Zana e detit" është vetëm njëra prej skulpturave me të cilat krijuesi ka dëshmuar aftësinë e tij që tģ japë jetë e ngrohtësi edhe vrazhdësisë së gurit.

"Mund të them se karakteristikë për punimet e mia është rrumbulakësia - feminiteti", ka thënë Gashi.

Me vite ai ka arritur t“u qëndrojë besnik principeve e rregullave që ia kishte vënë vetes, duke bërë përpjekje t`i ikë dhe t“i rezistojë artit modern, me theks të veçantë abstraktes.

Estetikën, formën, levizjet dhe bukurinë i ndiej në shpirt. Këto bashkë i gjej dhe i studioj në trupin e femrës, ka shpjeguar ai.Përkundër sforcimit dhe lodhjes së madhe fizike që vetë Gashi pranon se ia shkakton "zanati" i skulptorit, ai nuk e sheh veten në ndonjë profesion tjetër.

"Skulptura për mua ështe profesion dhe pasion. Nuk mund ta imagjinoj veten në një fushë tjetër. Me skulpturën jam një, ajo është e rëndësishme për mua sa gjaku që rrjedh në venat e mia, ka thëne ai.".

Suksesat e Destan "Kosovarit"

Çmimet e shumta ndërkombëtare që ka marrë prej kohës që ushtron profesionin e skulptorit, ekspozitat e sukseshme dhe pranimi në "Shoqatën e Artistëve dhe Shkrimtarëve të Pavarur të Austrisë", mjeshtrin kosovar kanë berë të ndihet i barbartë me evropianët. Por nuk ia kanë plotësuar një "zbrazëtirë të madhe që mundon prej kohësh.

Hapja e një ekspozitë në Kosovë për Destan Gashin me vite ka mbetur një endërr e mbyllur në sirtar, të cilën e kishte parë edhe si të paarritshme.

Fatekeqësishte deri tani nuk kam pasur ekspozitë as në Kosovë dhe as në Shqipëri. "Dëshira ime është shumë e madhe, por nuk ma lejojnë rrethanat", është ankuar Gashi."Me rrethana nënkuptoj largësinë".

Por, së bashku me lindjen e shtetit të ri, Gashit i janë shtuar edhe shpresat për ta jetësuar ëndrrën."Projektet e mia janë të shumta. Tani që Kosova është një shtet i pavarur shpresoj të kem edhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës", ka thëne ai.

Mjeshtri kosovar i skulpturës nuk e ka idenë nëse sukseset e tij do të ishin të këtyre përmasave sikur të mos dilte jashtë kufijve të vendlindjes.

"Ndoshta veprat e mia do të kishin një tjetër stil", ka supozuar ai, duke shtuar se të gjitha të arriturat e tij janë fryt i një vullneti dhe përkushtimi maksimal.

"Qysh në fëmijëri e kam adhuruar skulpturën dhe vullneti për punë sjell me vete edhe suksesin", ka vazhduar ai. "Unë i gëzohem çdo suksesi, por asnjëherë nuk i shoh si suksese të Destan Gashit por si suksese të një kosovari".


ZËRI I DITËS, Prishtinë 13.qershor 2009 - KULTURA

ZËRI I DITËS

artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Ragip Sylaj,Prishtinë:

Afirmimi i artistëve tanë në botë

Me punime në gur e mermer Destan Gashi hap ekspozitë në Austri


ZËRI I DITËS, Prishtinë 13.qershor 2009 - DIASPORA

ZËRI I DITËS

artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Hazir Mehmeti,Vjenë:

Në Vjenë shënohet dhjetëvjetori i lirisë së Kosovës

Monumenti i ushtarit të panjohur, dhuratë Ambasadës së Kosovës, nga skulptori Destan Gashi

i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Vjenë z. Sabri Kiqmari u shpreh i gëzuar që mund të shenohet dhjetëvjetori i lirisë së Kosovës në Ambasadë me një dhuratë sikur kjo, skulpturë kushtuar një ushtari të rënë për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Ai falënderoi bashkëshortët Destan e Barbara Gashi për dhuratën


Destan Gashi - Skenderbe 2009

LAPIDARËT SHQIP FRYMOJNË

Poezi nga Agim Metbala - Skulptorit Destan Gashit

Gurin e madh të zi të shpatit - E shndërroi në t`madhin Skenderbe;

Lisin e vjetër të fshatit- E shndërroi në jetë të re!

Nga madeni me gurin e bardhë- Lehtas e ngjalli Afroditen;

Shtatoret e tij ndërrin në ar- N“metropole sa ngrohtë u pritën!

Brushat e tij shqip flasin,- Lapidaret shqip frymojnë

Vuajtet tona në figurat i hasim - Duart e tij me ar peshojnë!


ZËRI I DITËS

ZËRI I DITËS

Prishtinë 3.shtator 2008

Skulptori Destan Gashi hap expozitën e tij personale në Vjenë

artikulli ështe i përpiluar nga shkrimtari Ragip Sylaj, cili shkruan edhe artikuj për gazeten Zëri

Në galerinë Artefakt zakonisht konkurojnë shumë kandidatë për të organizuar një ekspozitë, në të cilen ky skulptor fitoi të drejtën e ekspozitës si i përzgjedhuri më i mirë nga shumë artistë të tjerë pretendentë: skulptori Destan Gashi


redaktor, Ajete Zogaj,Destan e Barbara GashiILIRIAPOST

Prishtinë 17.mars 2007

Mjeshtri besnik i sinfonive të gurit

nga gazetarja Ajete Zogaj artikulli

ne foto:redaktori e gazetës Iliriapost me gazetaren Ajete Zogaj, Destan e Barbara Gashi


Të nderuar lexues

Ja nje tjeter artikull që ishte botuar me 3.korrik 2004 në gazetën " ZËRI I DITËS",i përpiluar nga gazetari Ragip Sylaj .

Destan Gashi e Ragip SylajIntervistë me skulptorin kosovar Destan Gashi që jeton dhe krijon në Vjenë

Artisiti që e ndien veten të barabartë me artistët tjerë evropianë

Estetikën, formën, lëvizjet, bukurinë i ndiej thellë në shpirt. Të gjitha këto i gjej dhe i studioj në trupin e femrës. Për t“i realizuar të gjitha këto, skulptori duhet te ketë në shpirt anatominë, vizatimin, proporcionet, pa përmendur këtu edhe emocionet, si një domosdoshmëri tjetër, thotë krijuesi i arteve pamore, Destan Gashi, i cili prej vitit 1987 jeton dhe krijon në Vjenë

Në prag të hapjes së ekspozitës së tij në " Galeri Plos " në Sooss të Badenit të Austrisë, me z. Gashi, për lexuesit e gazetës sonë, e zhvilluam këtë bisedë

I lindur në Zoqisht të komunës së Rahovecit, krijuesi i arteve pamore Destan Gashi (1952) ka kryer shkollën e mesme të Arteve figurative në Pejë, ndërsa studimet e pikturës - në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel të Belgjikës te profesoresha Van Sevenbergen, ku më 1978 diplomon në pikturë.

Në vitet 1981 - 1985 ka ndjekur studimet e skulpturës në akademinë e përmendur në Bruksel te profesori Martin Guyaux, të cilën e kryen në vitin 1985.

Destan Gashi Prej vitit 1987 punon e krijon në Vjenë të Austrisë. Deri më tash në Belgjikë dhe në Austri ka pasur 29 ekspozita. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare për krijmtari artistike.

Për periudhën kohore të qëndrimit në kryeqytetin e Austrisë, z.Gashi ka arritur të realizojë një serë veprash në skulpturë, duke shrehur kështu një invencion eruptiv mbi mermer. Ai tashme ka një fond të mirë të veprave me të cilat, më 16.korrik do të prezentohet në " Galeri Plos " në Sooss të Badenit të Austrisë. Për këtë ekspozitë eksklusive Destan Gashi ka pergatitur 15 akte. Kjo ishte edhe njëra arsyet e bisedës me këtë artist të veçantë

Të rallë janë skulptorët të cilët punojnë në stilin tim

Zëri: A pranohet artisti i mirëfilltë shqiptar në Evropë si çdo artist tjetër evropian? Apo atij i duhen të tjera përpjekje dhe lidhje për ta zënë vendin që e meriton?

Gashi:Në fillim kur kam ardhur në Vjenë kam pasur shumë vështirësi në një rreth krejt të panjohur. Nuk i njihja njerëzit, as nuk e dija ku janë madenet e gurëve. Mirëpo i falënderohem shoqes sime piktore, Barbara Gashit, e cila është vjeneze.

Tash për tash jam shumë i kënaqur me pranimin tim në këto rrethe, sepse tashmë jam në Shoqaten e Artistëve dhe Shkrimtarëve të pavarur të Austrisë. Tashmë e ndiej veten të barabartë evropianë.

Zëri:Cilit stil apo drejtim artistik i përkisni ju? A jeni edhe ju në të njëtat trende me kolegët tuaj austriakë?

Gashi:Unë punoj vetëm akte dhe punoj vetëm femra, të cilat janë të punuara në realizëm dhe ekspresionizëm. Të rallë janë skulptorët në Evropë që punojnë në stilin tim. Këta punojnë më se shumti në stilin abstrakt.

Zëri: Sa jeni në rrjedha të krijimtarisë artistike në fushen e arteve pamore që krijohen në Kosovë? Cilët artistë i njihni dhe çka çmoni më së tepërmi nga vepra e tyre?

Turmspringerin 1999 Kam njohur të ndjerin dhe skulptorin e madh kosovar Agim Çavdarbashën, të cilin e kam dashur dhe preferuar shumë (veçmas veprën e tij "Sofra").

Zëri:Cilët janë mësuesit a mentorët tuaj në fushën e pikturës e të skulpturës, përkatësisht të arteve të tjera që i krijoni ju?

Gashi: Së pari falënderoj profesorin tim Martin Guyaux të Akademisë së Arteve në Bruksel, i cili më ka mësuar shumë gjera në skalitjen e gurëve. Skulptorët e preferuar nga Shqiperia janë Odhise Paskali, Hektor Dule, Kristac Rama.

Jam i flaktë për të ekspozuar në Kosovë dhe në Shqipëri

Zëri:Cilat janë lidhjet tuaja me Kosovën, përkatësisht Shqipërinë dhe kur planifikoni që të ekspozoni në këto vende?

Gashi: Në Kosovë shkoj shpesh, së paku tri ose katër herë në vit. Atje kam nënën time, 82-vjeçare, të cilen e dua shumë. Kurse në Shqipëri shkoj më rrallë. Jam i flaktë për të ekspozuar në Kosovë dhe në Shqipëri. Skulpturat e mia janë prej gurit dhe janë shumë të mëdha. Skulptura më e madhe ka tre tonë. Prandaj është e pamundshme për transportim. Por besoj që një ditë do të më realizohet dëshira.

Zëri:Ju jeni ndër krijuesit e aktit në skulpturë. Çka e nxit frymëzimin tuaj për një vepër të tillë dhe cila është mundësia e realizimit mjeshtëror të tyre?

Gashi:Estetikën, formën, lëvizjet, bukurinë i ndiej thellë në shpirt. Të gjitha këto i gjej dhe i studioj në trupin e femrës. Për t“i realizuar të gjitha këto, skulptori duhet te ketë në shpirt anatominë, vizatimin, proporcionet, pa përmendur këtu edhe emocionet, si një domosdoshmëri tjetër.

Zëri:Çka i merr dhe çka i jep kurbeti një artisti? Ose më konkretisht: çka iu ka dhënë dhe çka iu ka marrë juve, ai (kurbeti)?

Gashi:Kurbeti më beri skulptor dhe piktor. Kurbeti më bëri që të mendoja ditë e natë për Kosovën e për nënën time 82-vjeçare.